75 Mall Live Search
18:17 / E Enjte, 24 Shkurt 2022 / LB

ShBA-ja dhe Britania e Madhe do t’i bëjnë të ditura sanksionet ndaj Rusisë

Pas pak minutave, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, do t’i bëjnë të ditura sanksionet e tyre ndaj Rusisë.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, dhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të flasin për zhvillimet e tjera që do të pasojnë.

Ndërkohë, ambasadori i Ukrainës në SHBA po bën thirrje që Rusia të shkëputet nga sistemi i transferimit të parave Sëift, shkruan BBC.