SHBA-ja dhe Kina bien dakord për uljen e niveleve të tarifave

Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë rënë dakord t’i heqin në mënyrë drastike tarifat për mallrat e njëra-tjetrës për një periudhë fillestare 90-ditore, sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar nga të dy vendet të hënën.
SHBA-ja do të ulë përkohësisht tarifat për mallrat kineze nga 145% në 30%, ndërsa Kina do të ulë tarifat për importet amerikane nga 125% në 10%,
Të dyja palët ranë dakord gjithashtu të krijojnë “një mekanizëm për të vazhduar diskutimet rreth marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare”, të udhëhequr nga zëvendëskryeministri kinez He Lifeng dhe sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent dhe përfaqësuesi i Tregtisë i SHBA-së, Jamieson Greer.