75 Mall Live Search
17:41 / E Martë, 09 Dhjetor 2025 / MSH1

SHBA-ja do të shfrytëzojë inteligjencën artificiale, për ushtrinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përdorin inteligjencën artificiale për të ndihmuar ushtrinë amerikane.

Lajmin e ka bërë të ditur sekretari amerikan i luftës, Pete Hegseth.

Nëpërmjet një njoftimi, Hegseth u shpreh se platforma “GenAi.mil”   do të forcojë ushtrinë, shkruan IndeksOnline.

“Sot, po lançojmë GenAi.mil

Kjo platformë i vë modelet më të fuqishme të inteligjencës artificiale kufitare në botë direkt në duart e çdo luftëtari amerikan.

Ne do të vazhdojmë të përdorim në mënyrë agresive teknologjinë më të mirë në botë për ta bërë forcën tonë luftarake më vdekjeprurëse se kurrë më parë.

Dhe të gjitha, të prodhuara në Amerikë” deklaroi Hegseth.