22:36 / E Premte, 17 Maj 2024 / MSH

SHBA-ja evakuon 17 mjekë amerikanë nga Gaza

17 nga 20 mjekët amerikanë që mbetën të bllokuar në Gaza pasi Izraeli mbylli pikën kufitare nga Rafah në Egjipt, janë larguar në mënyrë të sigurt nga enklava, tha të premten zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

“Ata janë jashtë. Ishin 20 mjekë amerikanë, 17 janë jashtë tani, dolën sot. Dhe të 17-të, ata donin, donin të largoheshin. Nuk do të flas për tre të tjerët, por thjesht, mund t’ju siguroj se kushdo prej tyre që donte të largohej tani është jashtë, “tha Kirby.

Amerikanët që u larguan e bënë këtë me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së në Jerusalem, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

“Ne kemi qenë në kontakt të ngushtë me grupet ku këta mjekë amerikanë bëjnë pjesë dhe kemi qenë në kontakt me familjet e këtyre qytetarëve amerikanë”, shtoi zëdhënësi.

Ekipi i Ambasadës ka udhëtuar në pikën Kerem Shalom për të pritur mjekët në kufi, shtoi burimi, pa dhënë detaje se si mjekët udhëtuan në pikën kufitare.