75 Mall Live Search
12:24 / E Mërkurë, 15 Prill 2026 / MSH1

SHBA-ja godet anijen që transportonte drogë në oqeanin Paqësor

Ushtria amerikane nisi një sulm ndaj një anijeje tjetër të dyshuar për transportim droge në lindje të oqeanit Paqësor.

Sulmi u zhvillua të martën, duke vrarë katër persona, shkruan NBC-i, transmeton IndeksOnline.

Operacioni është i fundit në një seri sulmesh ndaj anijeve që administrata “Trump” thotë se po trafikonin drogë në ujërat e Amerikës Latine.

Fushata e sulmeve filloi më shumë se shtatë muaj më parë dhe po vazhdon, nodnëse ushtria ka qenë e zënë me luftën e Iranit.

Sulmi i fundit e çon numrin e të vdekurve në 175 që nga fillimi i operacioneve në fillim të shtatorit.