75 Mall Live Search
23:24 / E Hënë, 07 Korrik 2025 / MSH

SHBA-ja heq nga lista e organizatave terroriste, “Hayat Tahrir al-Sham” e Sirisë

Shtetet e Bashkuara kanë hequr Hayat Tahrir al Sham nga lista e organizatave terroriste.

Sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio tha se vendimi u mor ne konsultim me Prokuroren e Përgjithshme dhe Sekretarin e Shtetit.

HTS, grupim që dikur kishte lidhje me Al Kaeden, rrëzoi qeverinë e Bashar Al Assad në dhjetor të vitit të kaluar.

Organizata, që është njohur edhe si Fronti al-Nusra, ka qenë dikur degë e Al-Kaidës në Siri, mirëpo i ka shkëputur lidhjet me grupin xhihadist më 2016, dhe ka tentuar të krijojë imazh tjetër në publik.

Pas rrëzimit të regjimit të Assadit, autoritetet e reja njoftuan shpërbërjen e të gjitha fraksioneve të armatosura, të cilat u integruan në forca shtetërore.

Lideri i grupit Ahmed al-Sharaa, u vetëshpall president i përkohshëm dhe ka premtuar rindërtimin e vendit te shkatërruar nga lufta civile dhe rivendosjen e marrëdhënieve me Perëndimin. Pasi erdhi ne pushtet, Al Sharaa u hoq nga lista e zezë e SHBA.

Vendimi më i fundit vjen pasi javën e kaluar Donald Trump firmosi heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë, me synim për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike të vendit.