SHBA-ja i vendos sanksione të reja Sudanit për shkak të përdorimit të armëve kimike

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar të enjten se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vendosur sanksione të reja Sudanit, pasi që është evidentuar se përgjatë zhvillimit të luftës civile janë përdorur armë kimike.
Eksportet e SHBA-së drejt këtij vendi do të kufizohen dhe do të vendosen kufij për huamarrjen financiare, duke filluar nga data 6 qershor, thuhet në njoftimin e lexuar nga zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, raporton BBC-i.
Si ushtria sudaneze ashtu edhe grupi paramilitar RSF janë akuzuar më parë për krime lufte gjatë konfliktit.
Më shumë se 150,000 njerëz janë vrarë gjatë konfliktit, i cili filloi dy vjet më parë kur ushtria e Sudanit dhe RSF-ja filluan një luftë të egër për pushtet.
Në muajt e fundit, forcat ushtarake e kanë rikthyer në kontroll kryeqytetin, Khartoum, porse luftimet vazhdojnë në pjesë të tjera të vendit./Indeksonline/