75 Mall Live Search
09:08 / E Premte, 25 Korrik 2025 / H F

SHBA-ja kundërshton propozimin e Macronit për njohjen e shtetit palestinez: Vendim i njëanshëm

Kreu i diplomacisë amerikane e bëri të qartë të enjten se “kundërshton fuqishëm” vendimin e presidentit francez Emmanuel Macron për të njohur shtetin e Palestinës gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator.

Ai e ka cilësuar si një vendim të njëanshëm dhe që, sipas tij, e largon paqen.

“Ky vendim i njëanshëm nuk shërben për asgjë tjetër përveçse për propagandën e Hamasit dhe përbën një hap prapa për procesin e paqes. Është një shuplakë në fytyrën e viktimave të 7 tetorit 2023,” deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, përmes një postimi në platformën X.

Ndërkohë, ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, kishte deklaruar në muajin qershor se nuk e konsideron më prioritet të politikës së jashtme amerikane krijimin e një shteti të pavarur palestinez.