75 Mall Live Search
15:44 / E Shtunë, 19 Korrik 2025 / MSH

SHBA-ja me ligj për kriptomonedhat

Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi të premten ligjin historik GENIUS Act, i cili krijon kornizën e parë federale për stabilitetin e kriptovalutave ndaj dollarit amerikan, duke sjell kështu rregullime dhe mbrojte të shtuar për konsumatorët.

Ligji u miratua me mbështetje dypartiake nga Senati më 17 qershor dhe Dhoma e Përfaqësuesve më 17 korrik.

Ai përcakton si do të krijohet stabiliteti i tregut në raport me dollarin amerikan si dhe përcaktimet për rezervat e kriptomonedhave.

Ligji ka specifika të qarta gjithashtu për vjedhjen e kriptomonedhave dhe pastrimin e parave përmes tyre.

Në ceremoninë e nënshkrimit në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi falënderoi industrinë e kriptove për punën e tyre dhe tha: “Ky është një vërtetim i madh për frymën tuaj pionere”, duke shtuar për mundësitë ekonomike e politike që mbart zgjerimi dhe fuqizimi  i kriptomonedhave.

Sipas mediave ndërkombëtare, ligji i ri synon të rrisë besimin e konsumatorëve në industrinë e kriptomonedhave, e cila është bërë shpejt një lojtar i fuqishëm në Uashington falë donacioneve masive të fushatës dhe shpenzimeve për lobim.

Miratimi i tij vjen ndërsa Trump ishte zotuar vazhdimisht ta bënte SHBA-në “kryeqytetin botëror të kriptomonedhave”.

Kreu i Shtepise se Bardhe tha se drejtuesit e industrise se kriptomonedhave ishin injoruar deri me tani, por sipas tij kjo eshte koha qe ata te marrrin  mbeshtetjen qe meritojne.