75 Mall Live Search
12:01 / E Enjte, 19 Tetor 2017 / indeksADMonline

SHBA-ja “pushton” ujërat e Gadishullit Korean

Aeroplanmbajtësi me kapacitet 100,000 tonë bërthamor, i quajtur “USS Ronald Reagan” patrulloi në ujërat e Gadishullit Korean të enjten, si një kundërpërgjigje ndaj veprimeve të Koresë së Veriut.

Flota më e madhe amerikane në Azi, me një ekuipazh prej 5,000 marinarësh, lundroi afër ishujve të Koresë së Jugut.

“Sjellja e rrezikshme dhe agresive nga Koreja e Veriut është një shqetësim për të gjithë në botë”, tha Marc Dalton, komandant i grupit të flotës “Reagan”.

“Ne e kemi bërë të qartë me këtë ushtrim, dhe me shumë të tjerë, se jemi gati të mbrojmë Republikën e Koresë”, tha Dalton.

Prania e Reagan në ujërat e Gadishullit Koreanë, vjen përpara vizitës së parë zyrtare të presidentit Donald Trump në Azi, i cili më 5 nëntor do të jetë në Japoni.

Në anën tjetër, Koreja e Veriut e ka quajtur këtë vizitë si një “provë për luftë”.

Një seri testesh të raketave nga Pheniani, përfshirë testin e gjashtë dhe më të fuqishëm bërthamor më 3 shtator dhe dy nisje raketore mbi Japoninë, ka rritur tensionet në Azinë Lindore./AktivPress