SHBA-ja reagon pas shpërthimeve në Liban

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar mbi shpërthimin e fuqishëm që tronditi sot Libanin.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha në një konferencë se Amerika nuk ishte e përfshirë në incidente dhe nuk e dinte se kush ishte përgjegjës.
Ai shtoi më tej se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin të shqetësuara për çdo incident që mund të përshkallëzonte tensionet në Lindjen e Mesme dhe theksoi se dëshironte të shihte një zgjidhje diplomatike midis Izraelit dhe Hezbollahut.
Miller u shpreh gjithashtu se është shumë herët për të gjykuar se si shpërthimet mund të ndikojnë në bisedimet e vazhdueshme të armëpushimit.