ShBA-ja rrëzon disa dronë iranianë pranë Ngushticës së Hormuzit
Ushtria amerikane ka rrëzuar disa dronë sulmues njëdrejtimësh iranianë pranë Ngushticës së Hormuzit, njoftoi Komanda Qendrore e ShBA-së (Centom) të premten në mbrëmje.
Irani nisi disa dronë sulmues që synonin të ndërprisnin transportin tregtar pranë ngushticës, tha Centom në një postim në X.
Ushtria amerikane tha se forcat e saj “i kanë rrëzuar të gjitha në orët e fundit, ndërsa rrjedha e trafikut nëpër ngushticë vazhdon pa pengesa”.
“Korridori tregtar ndërkombëtar mbetet i hapur për transit”, tha Centom.

