SHBA-ja rritë dërgesat me dronë të porosive

Nëse kishit menduar se Inteligjenca Artificiale mund të na marrë vendet e punës, bëhuni gati për një tjetër konkurrent që na vjen nga zhvillimi i teknologjisë.
Në Shtetet e Bashkuara janë rritur ndjeshëm dërgesat me dronë, duke zëvendësuar në disa raste transportin me mjete të tjera.
Dërgesat me dronë janë aq të shpejta sa mund të transportojë një akullore në oborrin e një klienti përpara se të shkrihet.
Edhe pse janë përballur me pengesa të ndryshme, dërgesat me dronë në SHBA mund të rriten në numër. Këtë muaj, Administrata Federale e Aviacionit propozoi një rregull të ri që do ta bënte më të lehtë për kompanitë të përdorin dronë në distanca më të gjata larg shikimit të operatorit. Disa kompani e bëjnë këtë aktualisht, por atyre iu duhet të marrin një përjashtim nga qeveria, i cili është një proces i vështirë.
Kompanitë që e kanë testuar transportin me dronë pritet ta kenë zgjeruar shërbimin deri në verën e ardhshme.
Dronët ndryshojnë sipas kompanisë, por në përgjithësi, pasi porosia lidhet në mjet, droni gjen automatikisht një rrugë që shmang pengesat. Pilotët e dronëve vëzhgojnë ndërsa dronët fluturojnë drejt vendndodhjes së tyre dhe e ulin porosinë duke përdorur litarë.
Megjithatë dronët mund ta kenë të vështirë të fluturojnë në disa kushte moti. Disa prej tyre mund të fluturojnë në shi të lehtë, por në kushte të tjera, transporti bëhet tejet i vështirë.
Shume janë të shqetësuar se kjo lloj metode mund të zëvendësojë shoferët e shpërndarjes, por megjithatë kjo duket e largët. Së pari dronët nuk janë të përshtatshëm për shumë shpërndarje dhe mund të mbajnë sasi të kufizuara peshe.