SHBA-ja sanksionon disa zyrtarë iranianë
Qeveria amerikane njoftoi sot vendosjen e sanksioneve ekonomike kundër zyrtarëve iranianë të sigurisë të akuzuar për koordinimin e shtypjes së protestave në vend.
“Zyrtarët iranianë u janë përgjigjur me dhunë protestave paqësore, me dhunë që varion nga vrasjet masive në rrugë deri te sulmet ndaj të plagosurve dhe spitaleve”, tha Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent.
Si kundërpërgjigje, shtoi ai departamenti po vendos një seri të re sanksionesh ekonomike kundër interesave iraniane.
Në veçanti, autoritetet amerikane po synojnë Ali Larijani-n, kreun e agjencisë më të lartë të sigurisë së Iranit, pasi ai mban pozicionin e sekretarit të Këshillit Suprem të Sigurisë së vendit.

