08:13 / E Martë, 17 Tetor 2017 / indeksADMonline

SHBA-ja sulmon me 12 raketa Shtetin Islamik në Jemen

Shtetet e Bashkuara filluan sulmin e parë kundër Shtetit Islamik në Jemen, me një seri sulmesh gjatë natës, ku banorët thanë se kanë vrarë disa njerëz.

SHBA-ja nisi rreth 12 raketa me dron në pozicione militante në Yakla dhe al-Abl,  sipas njerëzve që jetonin aty pranë, të cilët dëshiruan të mbeten anonim për shkak të sigurisë së tyre.

Pentagoni tha në një deklaratë se forcat amerikane kishin vrarë dhjetëra anëtarë të Shtetit Islamik në një bazë ku luftëtarët stërviteshin për përdorimin e mitralozëve dhe granatave të dorës.

Banorët e kontestuan këtë deklaratë duke thënë se luftëtarët në shënjestër kishin një degë të fuqishme  të Al Kaeda e cila u vendos në këtë zonë për të luftuar militantët e Houthit të lidhur me Iranin, si pjesë e luftës civile të Jemenit, e cila filloi në vitin 2015./AktivPress