“SHBA-ja zotohet të jetë miku dhe partneri më i ngushtë”/ Ambasada amerikane kujton njohjen e pavarësisë së Kosovës
Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka rikujtuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet shteteve, duke u kthyer në kohë në 18 shkurtin e 2008-s, me njohjen e pavarësisë.
Duke përsëritur deklaratën e sekretares së Shtetit, Condoleezza Rice, që aso kohe u zotua se SHBA-ja do vazhdojë të jetë mikja dhe partnerja më e ngushtë e Kosovës, ambasada pohoi se lidhja e dy popujve është e veçantë.
“Sot, 18 vjet më parë, Shtetet e Bashkuara e njohën zyrtarisht Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Presidenti Bush iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Kosovës për të vendosur marrëdhënie diplomatike midis dy vendeve tona.
Vendosja e këtyre marrëdhënieve do të riafirmojë lidhjet e veçanta të miqësisë që kanë lidhur popujt e Shteteve të Bashkuara dhe të Kosovës.
“…Ndërsa Kosova sot fillon jetën e saj si shtet i pavarur, Shtetet e Bashkuara zotohen të vazhdojnë të jenë miku dhe partneri i saj i ngushtë”, deklaroi sekretarja Rice”, thuhet në postimin e ambasadës.

