75 Mall Live Search
19:54 / E Diele, 07 Shtator 2025 / MSH

SHBA kërcënon me sanksione/ Në shënjester vendet që blejnë naftën nga Rusia

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë me vendet europiane për të vendosur sanksione ndaj vendeve që blejnë naftë nga Rusia.

Sekretari amerikan i tregtisë, Scott Bessent tha në një intervistë për NBC Neës se Uashingtoni është i përgatitur që të rrisë presionin ndaj Moskës, por ka nevojë që partnerët europianë të ndjekin të njëjtin shembull.

Bessent shtoi se kjo është një garë mes sa gjatë mund të rezistojë ushtria ukrainase dhe sa gjatë mund të rezistojë ekonomia ruse.

Ai theksoi se nëse Shtetet e Bashkuara dhe Europa vendosin më shumë sanksione dhe tarifa ndaj vendeve që blejnë naftë ruse, ekonomia e Kremlinit mund të shkojë në kolaps dhe kjo do e sjellë Vladimir Putin në tryezën e negociatave.

Deklaratat erdhën pasi Rusia sulmoi sërish Ukrainën me një numër rekord prej 805 dronësh dhe 13 raketash. Nga sulmet u dëmtua edhe godina e Këshillit të Ministrave në Kiev, ndërsa u vranë të paktën katër persona, mes tyre edhe fëmijë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Aleatët perëndimorë të Ukrainës dënuan sulmet, të cilat i bëjnë edhe më të pamundura negociatat për një armëpushim

Kryeministri britanik Keir Starmer tha se sulmet frikacake të Rusisë tregojnë se Putin beson se mund të veprojë pa u ndëshkuar dhe se ai nuk e merr seriozisht paqen.

Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu solidaritetin e tij me popullin ukrainas dhe akuzoi Rusinë se e ka mbyllur veten gjithnjë e më thellë në logjikën e luftës dhe terrorit.

Shefja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen e akuzoi Kremlinin për tallje me diplomacisn, shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe vrasje pa dallim, teksa përsëriti përsëriti se Europa është krah Ukrainës.

Nga ana tjetër Rusia tha se Ukraina gjithashtu sulmoi me dronë dhe guvernatori i rajonit të Blegorod informoi se të paktën tre persona u vranë.