ShBA kërkon që të shtyhet për 48 orë vendimi i gjobave për targa

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas ngjarjeve të sotme që shoqëruan bisedimet në Bruksel.
Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara që Kosova dhe Serbia nuk mund të arrinin marrëveshje sot.
Në deklaratën e tij të postuar në Twitter, Hovenier ka thënë se ShBA ka kërkuar nga Qeveria të shtyejë për 48 orë gjobat për targa.
Kjo është deklarata e plotë e tij:
Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara që liderët e Kosovës dhe Setbisë nuk arritën marrëveshje sot mbi një zgjidhje për krizën aktuale në Kosovë.
Ne kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës të shtyejë për 48 orë aplikimim e gjobabe, për të lejuar BE-në dhe Shtetet e Bashkuara që të afrojnë palët më shumë drejt gjetjes së zgjidhjes.