75 Mall Live Search
16:42 / E Shtunë, 14 Shkurt 2026 / F.R

SHBA kryen 10 sulme ajrore kundër mbi 30 objektivave të ISIS-it në Siri

Ushtria amerikane njoftoi të shtunën se ka ndërmarrë sulme ajrore ndaj infrastrukturës dhe depove të armëve të ISIS-it, duke përdorur municione precize.

Operacionet u realizuan me avionë me krahë të fiksuar si dhe me mjete ajrore pa pilot.

Sipas njoftimit zyrtar, forcat amerikane kanë zhvilluar gjithsej dhjetë operacione goditëse kundër mbi 30 objektivave të lidhura me ISIS-in në Siri, gjatë periudhës 3–12 shkurt.