75 Mall Live Search
07:59 / E Mërkurë, 24 Janar 2024 / MSH

ShBA kryen sulme në Irak

SHBA thotë se forcat e saj kanë kryer sulme në Irak në tre objekte të përdorura nga milicia e mbështetur nga Irani.

Sulmet “proporcionale” kishin në shënjestër “grupin e milicisë Kataib Hezbollah dhe grupe të tjera të lidhura me Iranin”, tha Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin.

Ai tha se sulmet e sakta ishin “në përgjigje të drejtpërdrejtë” ndaj sulmeve kundër SHBA-së dhe aleatëve të koalicionit në Irak dhe Siri.

Një numër i ushtarëve amerikan u plagosen në një sulm me raketa në një bazë ajrore në Irakun perëndimor javën e kaluar.

Zyrtarët thanë se ata “po i nënshtroheshin vlerësimit për lëndime traumatike të trurit”.

Një grup që e quan veten Rezistenca Islamike në Irak mori përgjegjësinë për atë sulm.