ShBA mbyll ambasadën në Bjellorusi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të mbyllin ambasadën e tyre në Bjellorusi.
Në anën tjetër, i ka lejuar stafit jo-thelbësor të largohet nga Rusia, për shkak të konfliktit në Ukrainë.
Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi për pezullimin e operacioneve në ambasadën e Minskut dhe largimin e autorizuar nga Moska.
“Ne i morëm këto hapa për shkak të çështjeve të sigurisë që rrjedhin nga sulmi i paprovokuar dhe i pajustifikuar nga forcat ushtarake ruse në Ukrainë,” tha Blinken.