75 Mall Live Search
21:13 / E Enjte, 13 Maj 2021 / OSH

SHBA me lajm fantastik: Personat e vaksinuar plotësisht nuk kanë nevoj të bartin maskë

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA njoftuan të enjten se njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19 nuk kanë më nevojë të mbajnë maska ​​ose distancë fizike – qoftë brenda ose jashtë në shumicën e rrethanave.

“Të gjithë kemi dëshiruar për këtë moment kur mund të kthehemi në një farë sensi të normalitetit,” tha drejtoresha e CDC Dr. Rochelle Walensky gjatë një konferencë për media, transmeton Indeksonline. 

Një person konsiderohet i vaksinuar plotësisht dy javë pas dozës së fundit të vaksinës Covid-19. Kjo i jep sistemit imunitar kohë të mjaftueshme për të zhvilluar antitrupa kundër virusit. Sipas të dhënave të CDC, më shumë se 35 përqind e popullsisë tani janë vaksinuar plotësisht. /Indeksonline/