08:49 / E Shtunë, 13 Gusht 2022 / MSH

SHBA miraton projektligjin për klimën

Presidenti i SHBA-së Joe Biden do të nënshkruajë një projektligj me vlerë prej 430 miliardë dollarësh për klimën dhe shëndetësinë javën e ardhshme.

Projektligji cilësohet si më i rëndësishmi i miratuar ndonjëherë në SHBA për ndryshimet klimatike, dhe besohet se do ta vendosë vendin në rrugën e duhur për reduktimin e emetimeve të gazrave që shkaktojnë efektin serë.

Gjithashtu, do të mundësojë uljen e çmimeve të ilaçeve. Miratimi përfundimtar nga Kongresi është një fitore politike që Biden e kërkonte dëshpërimisht përpara zgjedhjeve afatmesme të nëntorit.

“Unë planifikoj të nënshkruaj projektligjin  javën e ardhshme dhe “më 6 shtator do të organizojmë një festë në Shtëpinë e Bardhë për të festuar këtë legjislacion historik,” tha  Biden në një mesazh në Twitter.