75 Mall Live Search
21:19 / E Enjte, 17 Mars 2022 / MSH

ShBA miraton projektligjin që pezullon marrëdhëniet tregtare me Rusinë dhe Bjellorusinë

Dhoma e Përfaqësuesve të ShBA-së sapo miratoi një projekt-ligj që pezullon marrëdhëniet normale tregtare me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Kjo është një tjetër përpjekje e ligjvënësve amerikanë për të goditur ekonomikisht Rusinë, e cila ka pushtuar Ukrainën.

Votimi përfundimtar ishte 424-8.

Tetë deputetë votuan kundër projektligjit, megjithatë kjo nuk e ndalon ecjen përpara të këtij projektligji. 

Projektligji do të shkojë në Senat, ku pritet të shqyrtohet javën e ardhshme.