10:22 / E Diele, 19 Mars 2023 / LB

ShBA mirëpret marrëveshjen e Ohrit

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar në Amerikë, Adrienne Watson ka deklaruar se “ne mirëpresim marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja dhe të mbështetur nga SHBA-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Në një postim në Twitter, ajo tha se “u bëjmë thirrje të dyja palëve që të fillojnë zbatimin e detyrimeve të tyre sa më shpejt të jetë e mundur”.