75 Mall Live Search
22:55 / E Martë, 02 Korrik 2019 / indeksADMonline

SHBA mposht Anglinë, kalon në finale të Kupës së Botës

Kombëtarja e grave e SHBA-së është finalistja e parë e Kupës së Botës që po zhvillohet në Francë.

Amerikanet mposhtën Anglinë me rezultat 2-1 në ndeshjen gjysmëfinale.

Christen Press kaloi SHBA-në në epërsi me golin e shënuar në minutën e 10-të të ndeshjes.

Rezultatin e barazoi Ellen White në minutën e 19-të, shkruan Indeksonline.

Golin e fitores për amerikanet e shënoi Alex Morgan në minutën e 31-të të ndeshjes.

Anglia pati rastin të barazoj pesë minuta para fundit, por Houghton humbi penalltinë.

Në finale SHBA do të takohet me fituesin e ndeshjes së nesërme në mes të Holandës dhe Suedisë. /IndeksOnline/