75 Mall Live Search
18:08 / E Enjte, 03 Mars 2022 / MSH

ShBA: NATO nuk mund të ndalojë fluturimet, Rusia mund të përshkallëzojë konfliktin

NATO nuk po shqyrton një zonë ndalim-fluturimi për të kundërshtuar agresionin rus në Ukrainë, tha ambasadorja e ShBA në bllokun veri-atlantik.

Në një dekalratë për BBC News, Julianne Smith tha: “Ne nuk besojmë se NATO duhet të jetë pjesë e këtij konflikti.

Ne po ofrojmë ndihmë sigurie dhe do të vazhdojmë t’ia ofrojmë Ukrainës.”

NATO është përballur me thirrjet për të vendosur një zonë ndalim-fluturimi, për t’i ndaluar Rusisë përdorimin e avionëve për të mbështetur forcat e saj në terren.

Megjithatë, shumë shtete anëtare kanë ngritur shqetësime se masa do të përshkallëzonte konfliktin.

“Politika e zgjerimit të NATO-s do të vazhdojë. Rusia nuk ka veto për këtë,” tha Smith.

“Ne do të fillojmë bisedimet rreth ndryshimeve afatgjata të qëndrimit në Evropën Lindore. Ne do të bëjmë të kundërtën e asaj që dëshiron Rusia.”

Ajo kritikoi gjithashtu vendimin e Rusisë për të vënë forcat e saj bërthamore në gatishmëri të lartë.

“Ne nuk na pëlqen që Rusia të flasë për ndonjë lloj përshkallëzimi bërthamor” tha ajo.

“Retorika është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe rrit rrezikun e llogaritjes së gabuar. Ne po bëjmë thirrje që Rusia të largohet nga Ukraina dhe të ketë armëpushim” përfundoi ajo.