75 Mall Live Search
18:22 / E Mërkurë, 28 Gusht 2019 / indeksADMonline

SHBA ndan 335 milionë dollarë për zhvillimin e demokracisë në Tunizi

Shtetet e Bashkuara kanë aprovuar 335 milionë dollarë ndihmë financiare për Tunizinë gjatë pesë vjetëve të ardhshme për të zhvilluar demokracinë në atë vend.

Uashingtoni zyrtar mbështet tranzicionin demokratik dhe zhvillimin e Tunizisë, njoftuan zyrtarët amerikanë.

Zgjedhjet presidenciale në Tunizi do të mbahen më 15 shtator, pasi presidenti Beji Caid Essebsi ndërroi jetë muajin e kaluar.