75 Mall Live Search
09:36 / E Hënë, 09 Tetor 2017 / indeksADMonline

SHBA ndihmon Kosovën në luftën kundër trafikimit me njerëz

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj priti në takim njoftues një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku temë bisedimi ishte lufta kundër trafikimit me qenie njerëzore.

Ky takim u realizua pas vizitës dhjetëditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së delegacionit nga Kosova, të mundësuar nga Open World Leadership Program, që është një program i financuar nga ShBA, për mundësi të shkëmbimit të përvojave, nga temat e ndryshme të ndërlidhura me mbrojtje dhe siguri të nivelit shtetëror, si dhe të përfaqësuar nga delegacionet përkatëse nga e gjithë bota.

“Me këtë rast, nga të dy palët u vlerësua se në Republikën e Kosovës është duke u luftuar me sukses trafikimi me qenie njerëzore, ku nga përfaqësuesit e këtij delegacioni amerikan u premtua se do të ketë përkrahje për Ministrinë e Punëve të Brendshme. Gjithashtu u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit në mes të dy vendeve dhe shkëmbimi i kulturave përvojave me mundësinë e përkrahjes nga ana e delegacionit”, njofton MPB./AktivPress