10:30 / E Enjte, 26 Tetor 2023 / MSH

ShBA në shok pas sulmit me armë, policia në kërkim të të dyshuarit

Një sulm me armë zjarri i ndodhur në Lewiston në Maine ka lënë të vdekur rreth 22 viktima.

Një i dyshuar ka shtënë me armë në një sallë bowlingu dhe në një restaurant.

Robert Card është i dyshuari që u zu nga kamerat e sigurisë.

Zyrtarët në Maine e kanë përshkruar atë si një njeri “të rrezikshëm” dhe “të armatosur”, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.

Teksa banorëve të qytetit u është bërë thirrje që të qëndrojnë të strehuar dhe me kujdes të shtuar, policia është akoma në kërkim të të dyshuarit që është instruktor i armëve.

Në anën tjetër, Qendra Mjekësore Qendrore në Maine është duke punuar me intensitet të lartë për t’u dalur në ndihmë viktimave, që në numër janë shumë.