16:21 / E Hënë, 11 Prill 2022 / AR

SHBA, nga sot shenja “X” në pasaportat për gjininë e tretë

Nga sot, qytetarët amerikanë mund të zgjedhin “X” për të treguar gjininë e tretë në aplikimet e tyre për pasaportë.

Një pikë kthese kjo e dëshiruar fort nga administrata Biden për të lejuar njerëzit që nuk e njohin veten në kategorinë binare të meshkujve apo femrave, të kenë akses në dokumentet e identitetit që i pasqyrojnë ato.

Ky opsion do të jetë i disponueshëm për format e tjera të dokumentacionit vitin e ardhshëm.

Janë të paktën njëmbëdhjetë vende në botë që kanë opsionin “X” ose “të tjerët” për pasaportat, sipas organizatës Rrjeti i Punëdhënësve për Barazi dhe Përfshirje.

Këtu përfshihen Kanadaja, Gjermania, Argjentina, por edhe vende aziatike si India, Nepali dhe Pakistani.

Mos i humb