75 Mall Live Search
09:43 / E Martë, 17 Tetor 2017 / indeksADMonline

SHBA nuk e përjashton mundësinë për bisedime me Korenë e Veriut

Shtetet e Bashkuara nuk përjashtojnë mundësinë për bisedime të drejtpërdrejta me Korenë e Veriut, tha Zëvendës Sekretari i Shtetit John J. Sullivan të martën, disa orë pasi Pheniani paralajmëroi se lufta bërthamore mund të shpërthejë në çdo moment.

Për bisedime midis dy kundërshtarëve për një kohë të gjatë ka kërkuar Kina, por Uashingtoni dhe aleati i saj Japonia kanë ngurruar të ulen në tryezë ndërkohë që Koreja e Veriut vazhdon të punojë për të zhvilluar një raketë bërthamore të aftë për të goditur Shtetet e Bashkuara.

“Përfundimisht, ne nuk përjashtojmë mundësinë e rrjedhës së bisedimeve të drejtpërdrejta,” tha Sullivan në Tokio pas bisedimeve me homologun e tij japonez.

Tensionet në mes dy vendeve janë rritur pas një sërë testesh të raketave nga Koreja e Veriut dhe pas shkëmbimit të kërcënimeve midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un./AktivPress