75 Mall Live Search
17:37 / E Martë, 30 Korrik 2024 / Gj. Sh

SHBA nuk përjashton vendosjen e sanksioneve ndaj Venezuelës

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka shprehur dyshime për fitoren e presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro në zgjedhjet presidenciale dhe po shqyrton vendosjen e sanksioneve të reja kundër vendit, duke cituar deklaratat e zyrtarëve të paidentifikuar amerikanë.

Uashingtoni dyshon në rezultatet e votimit, në të cilin Maduro doli fitues, dhe po kërkon publikimin e detajuar të numërimit të votave.

Exit poll-et e pavarura tregojnë për një fitore të opozitës dhe kundërshtari i Maduros, Edmundo Gonzalez, pretendon se ai është fituesi i vërtetë.