75 Mall Live Search
12:34 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

SHBA paralajmëron Sirinë dhe Rusinë për ofensivën e mundshme

 SHBA-të kanë paralajmëruar Rusinë dhe regjimin sirian kundër ndonjë ofensivë të mundshme në qytetin veriperëndimor sirian të Idlibit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, tha se, “Ne do t’i konsideronim ato përgjegjës dhe do të kërkonim llogari për atë, veçanërisht për përdorimin e armëve kimike”.

“Ne do të inkurajojmë Rusinë që ta bëjë këtë pikë shumë të qartë për Damaskun, se kjo nuk do të tolerohet”, tha Nauert.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, të premten paralajmëroi se një ofensivë e mundshme ushtarake mbi Idlibin do të ishte “një katastrofë”.

“Duke ruajtur zonën de-eskaluese në Idlib, Siria është e rëndësishme në të dy aspektet, në atë humanitar dhe në luftën kundër terrorizmit”, tha Çavuşoğlu.

“Shkëputja e civilëve nga luftërat në Idlib është e rëndësishme për të gjithë, por një zgjidhje me forcë do të çonte në një valë të re refugjatësh dhe në një katastrofë humanitare”, tha ai.

E vendosur pranë kufirit të Turqisë, Idlibi në maj u përcaktua si një zonë “de-eskaluese”, ku veprimet e agresionit janë shprehimisht të ndaluara.

Siria sapo ka filluar të dalë nga një konflik shkatërrues që nisi në fillim të vitit 2011, kur regjimi i Bashar al-Assadit u përplas me protestuesit në një trazirë të papritur.

Zyrtarët e OKB-së vlerësojnë se qindra mijëra njerëz janë vrarë në konflikt.

Temat: