SHBA pas njohjes reciproke mes Kosovës dhe Izraelit: Do t’i qëndrojmë në krah Kosovës

Njohja reciproke dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit është cilësuar historike nga Departamenti amerikan të Shtetit.
Njohja e cila është produkt i marrëveshjes së 4 shtatorit në Washington, e cila u nënshkruar nga Avdullah Hoti dhe Aleksandër Vuçiq, nën praninë e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump.
Implementimi i kësaj marrëveshjeje është përshëndetur nga State Departamenti.
Zëdhënësi Ned Price, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë që të jenë në krah të Kosovës përgjatë rrugës drejt integrimit në instancat evroatlantike.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë Izraelin dhe Kosovën për formalizmin e raporteve diplomatike. Kjo ditë ishte historike. Lidhjet më të thella ndërkombëtare ndihmojnë në promovimin e paqes dhe prosperitetit për të dyja rajonet. Kur partnerët tanë janë të bashkuar, SHBA-ja është e fortë. Amerika do t’i qëndrojë në krah Kosovës derisa vazhdon të lëvizë përpara drejt rrugës evroatlantike”.
.@StateDeptSpox: The United States congratulates Israel and Kosovo on formally establishing diplomatic relations. Deeper international ties help promote stability, peace, and prosperity in both regions. https://t.co/N0lgxXY2fw pic.twitter.com/qZjyFlDFH6
— Department of State (@StateDept) February 3, 2021