12:47 / E Martë, 07 Korrik 2020 / indeksADMonline

SHBA-ja po mendon ta ndalojë Tik Tok-un

Sekretari Amerikan i Shtetit deklaroi se Shtetet e Bashkuara po mendojnë të ndalojnë hapjen e aplikacionit Tik Tok dhe disa aplikacione të tjera kineze. Gjatë një interviste në Fox News të hënën, Pompeo u pyet nëse SHBA duhet të marrë në konsideratë ndalimin e rrjeteve sociale kineze, “veçanërisht Tik Tok”-un.

“Sa u përket aplikacioneve kineze në telefonat e njerëzve, ju siguroj se edhe në këtë rast SHBA-ja do të marrë vendimin e duhur”, tha ai. “Nuk dua të flas para presidentit Trump, por po e shikojmë këtë mundësi”.

Diplomati më i lartë amerikan, gjithashtu shtoi se njerëzit duhet ta shkarkojnë aplikacionin “vetëm nëse doni që informacionet tuaja private të jenë në duar të Partisë Komuniste të Kinës”.

“Tik- Toku drejtohet nga një CEO amerikan, me qindra të punësuar në fushën e sigurisë dhe politikave publike këtu në SHBA”, tha një zëdhënës i Tik- Tokut në një deklaratë, pas komenteve të Pompeot. “Nuk i kemi dhënë kurrë Qeverisë kineze të dhëna mbi përdoruesit tanë dhe nuk do ta bëjmë kurrë nëse na kërkohet”.

Tik -Toku, që është në pronësi të “Byte Dance”, një kompani “startup” me seli në Pekin, është akuzuar shpesh nga politikanë amerikanë se kërcënon sigurinë kombëtare për shkak të lidhjeve me Kinën.