75 Mall Live Search
17:14 / E Martë, 01 Mars 2022 / k.v

SHBA po shikon nëse janë kryer krime lufte në Ukrainë

SHBA po shikon nga afër nëse janë kryer krime lufte gjatë pushtimit rus të Ukrainës, transmeton IndeksOnline.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se ka pasur “një sërë raportesh që janë tmerruese në lidhje me taktikat barbare, qofshin ato bomba thërrmuese apo taktika të tjera që ne kemi parë që mund të klasifikohen si krim lufte”.

Në një intervistë për Fox News Channel, ajo tha: “Ne do të shikojmë nga afër dhe vlerësojmë pikërisht këtë pyetje”./IndeksOnline/