75 Mall Live Search
13:11 / E Hënë, 24 Gusht 2020 / indeksADMonline

SHBA: Polici i bardhë godet 7 herë para fëmijëve babanë me ngjyrë, shkaktohen trazira

Të dielën që lamë pas një ngjarje që ka shkaktuar trazira ka ndodhur në Wisconsin të SHBA-së, ku një person me ngjyrë para fëmijëve të tij ishte goditur 7 herë nga një polic i bardhë, transmeton IndeksOnline.

Siç raporton Daily Mail, personi me ngjyrë ishte i paarmatosur, ndërsa policia ishte thirrur nga familjarët e tij për shkak të një zënke familjare.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe guvernatori i Wisconsinot, Toni Evers, i cili ka mohuar të ketë pasur përdorim të tepërt të forcës nga pjesëtarët policorë.

Pasi videoja u bë virale, shumë qytetarë dolën në rrugët e  Kenoshas të Wisconsinit, për të kundërshtuar përdorimin e tepërt të forcës, e me parullat “Black Life Matters”, apo përkthyert në shqip “Jeta e personave me ngjyrë ka vlerë”, transmeton IndeksOnline.