09:50 / E Enjte, 28 Dhjetor 2023 / MSH

ShBA prapë me ndihmë ushtarake qindra milionëshe për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar një tjetër këst të ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën.

Në vendimin e marrë nga Shtëpia e Bardhë bëhet e ditur se Ukrainës do i dhurohen ndihmë ushtarake në vlerë prej rreth 250 milionë dollarësh.

Kjo pako e ndihmës përfshin mbrojtjen ajrore, artileri, municione armësh dhe armë antitank.

Megjithatë, sipas BBC, kjo do të jetë ndihma e fundit, pa miratimin e ri nga Kongresi.

Sipas Ukrainës, financat shtetërore janë në rrezik nëse nuk ka ndihmë nga perëndimi.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha në një deklaratë duke njoftuar paketën e ndihmës se ishte “e domosdoshme që Kongresi të veprojë shpejt, sa më shpejt të jetë e mundur, për të çuar përpara interesat tona të sigurisë kombëtare duke ndihmuar Ukrainën të mbrohet dhe të sigurojë të ardhmen e saj”.

Ukraina po përballet me një deficit buxhetor prej 43 miliardë dollarësh dhe zyrtarët thonë se mund t’u duhet të vonojnë pagat dhe pensionet për punonjësit e qeverisë nëse ndihma e mëtejshme nga Perëndimi nuk vjen së shpejti.