12:41 / E Hënë, 16 Shtator 2019

SHBA-ja publikon pamje satelitore, Irani përgjegjës për sulmet ndaj sauditëve?

Shtetet e Bashkuara kanë lansuar pamje satelitore, si edhe pretendime të inteligjencës që Irani është fajtor për sulmet ndaj objekteve të naftës saudite, raporton BBC-i.

Irani hodhi poshtë çdo përfshirje në sulmet e së shtunës, përgjegjësinë për të cilat e kanë marrë rebelët Huti të Jemenit, të cilët i përkrah Irani.