SHBA: Qindra mijëra punëtorë lihen në pushim, pas mbylljes se qeverisë

Mbyllja e qeverisë në SHBA ka shkaktuar kaos gjithandej vendit.
Një lëvizje e tillë ka detyruar agjencitë federale që qysh dje të paralajmërojnë punëtorët se nuk përjashtohet opsioni i shkurtimit të stafit, shkruan IndeksOnline.
Disa departamente, si Departamenti i Sigurisë Kombëtare, po mbajnë shumicën e stafit të tyre. Kjo do të thotë se ata janë të detyruar të vijnë në punë si zakonisht.
Megjithatë, shumë të tjerë po i lënë stafin e tyre në pushim të detyruar, që do të thotë se ata nuk janë të detyruar të paraqiten në punë.
Sipas CBS News-it, pesë departamentet qeveritare që kanë lënë më shumë staf në pushim të detyruar janë:
Departamenti i Mbrojtjes (stafi civil): 334,904 punëtorë të lënë në pushim, 406,573 të mbajtur;
Departamenti i Shëndetësisë: 32,460 punëtorë të lënë në pushim, 47,257 të mbajtur;
Departamenti i Tregtisë: 34,711 të lënë në pushim,8,273 të mbajtur;
Departamenti i Shtetit: 16,651 të lënë në pushim, 10,344 të mbajtur;
NASA: 15,094 të lënë në pushim, 3,124 të mbajtur.
Ende nuk dihet se sa do të mund të zgjasë një gjendje e tillë mbarështetërore, e shkaktuar pasi Kongresi amerikan dhe Shtëpia e Bardhë nuk arritën një marrëveshje financimi./IndeksOnline/