75 Mall Live Search
08:46 / E Shtunë, 12 Dhjetor 2020 / A. M.

SHBA regjistron numër të ri rekord të të hospitalizuarve me COVID-19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar numër rekord të shtrimeve në spital – ku të premten 108 mijë e 44 persona janë hospitalizuar.

Kështu duke vendosur një rekord të ri si më të lartin që nga fillimi i pandemisë, sipas Covid Tracking Project.

Kjo është dita e dhjetë radhazi që SHBA ka raportuar mbi 100 mijë shtrime në spital.

Deri më tash këto janë ditët kur janë shënuar vlerat më të larta të personave të shtrirë nëpër spitale.

11 dhjetor: 108 mijë e 044 persona të hospitalizuar
10 dhjetor: 107 mijë e 258 persona të hospitalizuar
9 dhjetor: 106 mijë e 705 persona të hospitalizuar
8 dhjetor: 104 mijë e 590 persona të hospitalizuar
7 dhjetor: 102 mijë e 148 persona të hospitalizuar