75 Mall Live Search
23:32 / E Hënë, 01 Korrik 2024 / Gj. Sh

SHBA rrit sigurinë në bazat ushtarake në Evropë

Ushtria amerikane ka rritur masat e mbrojtjes së sigurisë në bazat e saj në të gjithë Evropën.

Niveli i kërcënimit po rritet në “Charlie”, niveli i dytë më i lartë për anëtarët e shërbimit, shkruajnë mediat e huaja.

Ai aktivizohet kur “ndodh një incident ose merret informacione që tregon se një formë e veprimit terrorist ose shënjestrim kundër personelit ose objekteve është e mundshme”.

Zyrtarët amerikanë thanë se një kombinim i ngjarjeve kishte çuar në marrjen e këtyre masave.

Këto përfshijnë zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Francë, Olimpiadën e ardhshme të Parisit, ngjarje të tjera të mëdha sportive dhe luftërat në Ukrainë dhe Gaza.