10:46 / E Shtunë, 07 Tetor 2017 / indeksADMonline

SHBA sërish në alarm nga uraganet

Shtetet e SHBA-ve, që janë afër me Gjirin e Meksikës, janë përsëri në një gjendje alarmi pasi uragani “Nate” është nisur në drejtim të tyre.

Disa pjesë të qytetit të New Orleans, të shkatërruar nga Uragani Katrina 12 vjet më parë, po evakuohen.

Dy ditë më parë uragani Nate vrau të paktën 23 njerëz  në Nikaragua, Kosta Rika dhe Honduras.

Uragani tani është forcuar në një stuhi të kategorisë së parë, megjithëse jo aq e fortë sa Maria dhe Irma e muajit të kaluar, por megjithatë do të sjellë probleme për SHBA-në./AktivPress