12:40 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / OSH

SHBA-ja i dhuron pajisje mjekësore Ministrisë së Shëndetësisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar pajisje mjekësore Ministrisë së Shëndetësisë.

Donacioni i radhës nga SHBA-ja janë pajisje mbështetëse për oksigjenin.


Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se SHBA-ja po vazhdon ta mbështesëshëndetësinë e Kosovës.

“Bashkë me kolonel, Stephen A. Rose dhe major, Courtney Olson morëm pjesë në dorëzim =pranimin e këtij donacioni. Përmes misioneve të saja civile dhe ushtarake, SHBA-ja na ka dhuruar pajisje të ndryshme si respiratorë̈, pajisje termo-skanerë, pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor po edhe ndihma të tjera”, shkroi Zemaj në Facebook.

Ai teksa falënderoi kolonelin Rose dhe majorin Olson tha se Kosova është e bekuar me miqësinë e Amerikës.

SHBA-ja vazhdimisht ka ndihmuar Kosovën me pajisje shëndetësore për luftimin e pandemisë COVID-19.