09:25 / E Diele, 15 Tetor 2017 / indeksADMonline

SHBA-të, Maqedonisë: Votoni ose të tjerët vendosin për të ardhmen tuaj

Në Maqedoni sot po mbahen zgjedhjet lokale ndërsa Ambasada e SHBA-së në Shkup ka bërë thirrje qytetarëve të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Sipas Zhurnal në mesazhin e ambasadës shkruan:

”Sot janë zgjedhjet në Maqedoni dhe ambasadori Baily i bashkëngjitet stafit të ambasadës në ndjekjen e zgjedhjeve lokale”.

”Ne bëjmë thirrje që të dilni jashtë dhe të votoni. Nëse nuk votoni, ju po lejoni që të tjerët të vendosin për të ardhmen tuaj”, thuhet tutje në njoftimin e Ambasadës