SHBA-të marrin vendim për taksën e vendosur ndaj Kinës
Presidenti amerikan, Donald Trump ka vendosur që ta pezulloj taksën ndaj produkteve kineze.
Ky vendim u morë pasi që të dy shtetet kanë bërë përparime në dialog, transmeton Indeksonline.
Trump e kishte vendosur datën 1 mars si ultimatum se nëse nuk ka përparim, taksa do të rritej nga 10% në 25%.
Edhe pse ende nuk ka marrëveshje, dy palët kanë filluar të gjejnë një gjuhë të përbashkët.
Për të përfunduar marrëveshjen, presidenti amerikan ka thënë se do të mbaj një samit me presidentin kinez, Xi Jinping./Indeksonline/