SHBA-ja teston raketën balistike ndërkontinentale

SHBA-ja nga një bazë e Forcave Ajrore në shtetin e Kalifornisë ka kryer testin e raketës balistike ndërkontinentale në vlerë prej disa miliona dollarëve.
Në njoftimin e Forcave Ajrore thuhet se lëshimi i raketës “Minuteman III” nga Baza e Forcave Ajrore- Vandenberg filloi në orën 12:27 të mëngjesit sipas kohës lokale, ndërsa udhëtoi 4.200 milje para se të binte në det pranë ishujve Marshall.
Testimi është prolonguar për një ditë për shkak të kushteve të papërshtatshme klimatike. “Minuteman III” është një raketë që mund të mbajë koka bërthamore.
Më tej, thuhet se ashtu siç ka qenë rasti me testimet e mëparshme edhe ky testim “tregoi se fuqia bërthamore e SHBA-së është në gjendje të neutralizojë kërcënimin e shekullit 21”.
Gjithashtu theksohet se Forcat Ajrore testimet i planifikojnë disa vjet më parë dhe nuk është fjala për përgjigje ose reagim të ndodhive botërore ose tensioneve rajonale.