75 Mall Live Search
16:41 / E Mërkurë, 07 Janar 2026 / S Z

SHBA thotë se ka sekuestruar një cisternë në Atlantik të lidhur me naftën venezuelase

Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare kanë “njoftuar sot sekuestrimin e anijes M/V Bella 1 për shkelje të sanksioneve të SHBA-së”.

Sipas BBC, lajmin e ka dhënë Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në X, ata shtojnë: “Anija u sekuestrua në Atlantikun e Veriut në bazë të një urdhri të lëshuar nga një gjykatë federale e SHBA-së, pasi ishte ndjekur nga anija e Rojës Bregdetare të SHBA-së, USCGC Munro.”

Më herët, gjatë ditës, është raportuar se Rusia dhe Amerika mund të sfidojnë njëra – tjetrën, mbase edhe ushtarakisht, në Oeqeanin Atlantik.

Gjithçka erdhi pasi Rusia ka dërguar disa asete të saja detare për ta përcjell një tanker nafte, i cili është duke u “ndjekur” nga forcat amerikane, diku ndërmjet Skocisë dhe Irlandës.