75 Mall Live Search
16:01 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / Blerim

SHBA thyen rekordin e prillit, 2600 viktima ditore nga Covid-19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë një tjetër rekord sa i përket vdekjeve nga Covid-19.

Ditën e martë, SHBA shënuan 2597 viktima në 24 orë, shifër kjo që e çon totalin e të vdekurve nga pandemia në 270,600 persona.

Ky është një rekord që nuk shënohej që nga muaji prill.

Sipas John Hopkins University, në 24 orët e fundit SHBA kanë regjistruar edhe 180 mijë raste infektimesh të reja.

SHBA janë shteti më i goditur në botë me 14,113,667 të infektuar deri tani dhe 277,021 viktima.